Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.
Ajo po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kolumbi.
“Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anëkënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës. Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, ka shkruar Osmani.