Live

Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja: Radomir Llaban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

17:20 / 05 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën për seancën konstituive nga Gjykata Kushtetuese pasi ka thënë se gjyqtari që u caktua për këtë çështje është një serb që në vitet e mëhershme sipas raporteve të institucioneve, është konsideruar si person që paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Kam tërhequr kërkesën të paraqitur me 22 korrik në Gjykatë. E kam bërë si reagim të menjëhershëm të informatës së konfirmuar se gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të cilit në vitit 2018, 2021 dhe 2024 inst tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare. Sipas këtyre informata 2021, 2024 ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare për Kosovën, dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetutes”.

“Rasti të cilin e kam adresuar në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me mbrojtjen e rendit kushtetutes dhe trajtojn çështje të rëndësishme, si funksionimi demokratik i institucioneve, parimi i ndarjes së pushteteve dhe formimi i instuticoneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”.

“Gjyqtari raportues ka rol kyç në vlerësimin e pranueshmërisë, meritave të kërkesës së kërkesës për masë së përkohshme, me fjalë të tjera gjyqtari raportues e krason rrugën e një rasti, rrugë kjo që ndiqet pastaj nga Gjykata”.

“Kërkesa jonë ka të bëjë me çështje thelbësore për rendin kushteutes, dhe është shqetësuese se si një gjyqtar për të cilin institucionet tona të sigurisë zyrtarisht kanë dorëzuar info se rrezikon shtetin tonë, i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetutes”.

“Caktimi i Laban është jo vetëm shqetësues por edhe i rrezikshëm. Kjo cënon besueshmërinë e Gjykatës për rastin konkret”.

Shpërndaje në

U Kopjua