Live

“Pacolli ka qef me ba filma, sidomos tash para zgjedhjeve”, Faton Peci për deklaratat e Pacollit për votat e Listes Serbe

21:36 / 22 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Në “Pressing” të T7, është i ftuar ministri i Bujqësisë Faton Peci.

Ai është pyetur edhe për deklaratën e presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se para Vjosa Osmanit e Albin Kurtit e ka thirrur Milan Radojçiqin për t’i siguruar votë Osmanit për t’u zgjedhur presidente nga Kuvendi i Kosovës.

Por, Peci tha se “Pacolli është dëshiron të bëjë filma në prag të zgjedhjeve”.

Sipas tij, Pacolli tenton të paraqitet si faktor në raste të tilla.

“Pacolli është politikan shumë kontrovers dhe do të thotë ai ka qef me bë filma herë pas here. Me paraqit rolin që është shumë faktor, mundem me kuptu prag zgjedhjeve”, ka thënë Peci. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...