Live

Pacolli ngushëllon familjet e fëmijëve kosovarë të vdekur në Francë

11:50 / 25 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 25 DHJ 2019 | Nga KosovaLive

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy fëmijëve kosovarë në Francë.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre”, është shprehur ai.

“Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”.

Shpërndaje në

U Kopjua