Live

Pak javë nga zgjedhjet lokale, Kurti ndan rreth 300 mijë euro për dy komunat që udhëheq VV`ja

12:06 / 01 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka njoftuar për ndarjen e rreth 300 mijë eurove për Komunën e Podujevës që drejtohet nga Shpetjim Bulliqi dhe për atë të Shtimes, që drejtohet nga Qemajl Aliu, të dy kryetar nga LVV.

Me rekomandim të Ministrisë së Financave, Kurti ka treguar se do t’i ndahen 178 mijë euro për Komunën e Podujevës dhe 117 mijë për Komunën e Shtimes.

Mjetet financiare kanë të bëjnë me projekte për menaxhimin e ujërave të zeza.

Shpërndaje në

U Kopjua