Live

Pamje, Ilir Meta del nga policia për të shkuar drejt paraburgimit

16:01 / 21 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ish-presidenti Ilir Meta i cili u arrestua këtë të hënë me urdhër të SPAK, ka dalë tashmë nga ambientet e policisë për të shkuar drejt paraburgimit.

Ai është parë teksa dilte nga policia i veshur me bluzën e Celtic, ndërsa nga makina e policisë ka përshëndetur duke bërë shqiponjën, raporton Euronews.

Sipas informacioneve paraprake, ky arrestim lidhet me hetimet e zhvilluara prej disa kohësh nga SPAK për çështjen CEZ DIA për të cilën Meta është paraqitur 2 herë në SPAK. Lidhur me këtë dosje ka pasur edhe një hetim pasuror për të dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Shpërndaje në

U Kopjua