Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka lënë jashtë administratës së tij dy persona, Mike Pompeo dhe Nikki Haley, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Më pëlqeu dhe vlerësova shumë punën me ta më parë dhe do të doja t’i falënderoja për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social, pasi zbuloi se nuk do të ftoheshin për t’iu bashkuar sërish administratës së tij.
Nikki Haley, ish ambasadore e OKB-së gjatë presidencës së tij, në një postim në “X” shkroi:
“Isha krenare që punova me Presidentin Trump duke mbrojtur Amerikën në Kombet e Bashkuara. I uroj atij dhe të gjithë atyre që shërbejnë, suksese të mëdha për të na çuar përpara drejt një Amerike më të fortë dhe më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme”.
Deri më sot, vetëm Susie Wileshas është emëruar, si shefe e stafit të tij, siç e kemi detajuar më poshtë.
Tom Homan, ish-drejtori në detyrë i Trump për Emigracionin dhe Zbatimin e Doganave (Ice), supozohet të jetë sekretari i tij i ardhshëm i sigurisë kombëtare, ndërsa Guvernatori i Dakotës së Jugut, Kristi Noem mendohet të jetë sekretarja e tij e ardhshme e brendshme.