Live

Pas fitores së madhe në Evropë, futbollisti i Shkëndijës dërgon mesazh me këngen e Feros

14:38 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Shkëndija e Tetovës arriti mbrëmë fitore historike dhe tani e sheh veten vetëm një hap larg kualifikimit në Europa Ligë.

Ata triumfuan ndaj ekipit bullgar, Ludogorets me rezultat 2:1 me golat që u shënuan nga Liridon Latifi dhe Besart Ibraimi.

Kjo fitore solli festë të madhe në stadiumin e Shkupit ku u zhvillua ballafaqimi, por edhe më e madhe ishte festa në rrjetet sociale me futbollistët e tetovarëve që nuk u vonuan për ta shprehur gëzimin e tyre, raporton Klankosova.tv

Më i zëshmi nga ta, Klisman Cake që luan si mbrojtës, pati madje edhe një mesazh për ata që kanë dyshuar në të dhe ekipin.

Ai postoi një fotografi nga autobusi i klubit pas fitores, teksa këtë postim e shoqëroi me këngën “Fol edhe 1 her” të reperit nga Kosova, Fero.

Shpërndaje në

U Kopjua