Një burrë është arrestuar të premten në Podujevë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta bashkë me fëmijët janë kthyer në shtëpinë e saj, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta së bashku me fëmijët e saj me vet dëshirë është kthyer ne shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.