Live

Pasi Kurti tha se “shqipja nuk është zyrtare”, Ali Ahmeti me deklaratë të fuqishme: Gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut është zyrtare dhe do ta mbrojmë

10:06 / 19 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sonte në Butel, në mbledhjen me qytetarë të organizuar nga dega e kësaj partie, tha se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe me tërë qenien do ta mbrojnë këtë.

“Edhe dega jonë në Butel mblodhi qytetarët për të bashkëbiseduar rreth situatës së rëndë të krijuar nga mos respektimi i legjitimitetit dhe cënimi i vazhdueshëm i Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Përplot sallat me qytetarë të cilët nuk hezitojnë ta shprehin mllefin dhe pakënaqësinë ndaj tentativave për poshtërsim dhe zhbërje të të arriturave kombëtare”,ka shkruar Ahmeti në Facebook

Ai tha se gjuha shqipe nuk preket, është e larë me gjak dhe është e arritur me shumë mund, duke bërë thirrje që politikanëve e përfaqësuesve të institucioneve në Kosovë t’u dërgohet ligji për gjuhën.

“Gjuha shqipe nuk preket, është e larë me gjak, është e arritur me shumë mund dhe ftoj të gjithë që tua dërgojnë ligjin për gjuhën deputetëve, ministrave, kryetarëve të komunave, kryetarëve të partive në Kosovë sepse ata janë dezinformuar nga vasalët shqiptarë në qeverinë pa legjitimitet etnik. Populli është në këmbë, populli është në front, populli është në ballë të rezistencës dhe mbrojtjes së barazisë por edhe të ardhmes europiane, sepse kjo tashmë nuk është çështje partish ose pushteti, por bëhet fjalë për lëvizje gjithëkombëtare në mbrojtje të identitetit dhe dinjitetit kombëtar”, ka shkuar tutje Ahmeti .

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...