Live

Peci e përgatit për dimër veturën luksoze të “Burdushit”, investon 1 mijë euro në Audi A7

09:28 / 26 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ministria e Bujqësisë ka dhënë një tender në vlerë 1 mijë euro për furnizim me goma dimërore. Më këto para, jashtë afatit për ndërrimin e gomave të verës, do të blihen katër goma të reja për veturën Audi A7.

Vetura luksoze e tipit “Audi A7”, që dikur ishte në pronësi në Hysri Peqanit (Burdushit), i është dhënë gjatë vitit të kaluar për shfrytëzim ministrit Faton Peci.

Tash në këtë veturë janë paraparë të investohen edhe 1 mijë euro për goma të dimrit.

Ministria e Bujqësisë ka dhënë një tender për blerjen e tyre, shkruan Demokracia.com.

“Furnizim me goma dimërore për automjetin e MBPZHR-së Audi A7. Data e nënshkrimit të kontratës: 22.11.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 3  Numri i tenderëve të përgjegjshëm: 3. Emri zyrtar: Goma Pro SH.P.K.  Vlera e përgjithshme e kontratës 992.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Vetura e tipit “Audi A7” është në mesin e tri veturave që Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar ia mori Burdushit.

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, ishte dënuar me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje, dënim të cilin më 30 qershor 2023 e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Atij iu konfiskua pasuria në vlerë mbi 2 milionë euro.

Një xhip Range Rover, një Renault Megane RFB dhe një Audi A7 ishin veturat luksoze që shteti ia mori Burdushit.

Veturat tani u morën në shfrytëzim nga dy ministra të Qeverisë Kurti.

Vetura e tipit LAND Range Rover e konfiskuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar po shfrytëzohet nga ministri Xhelal Sveçla dhe ministria e tij për nevojat e tyre. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...