Live

“Për dy ditë import i rrymës 3.5 milionë euro”, Bajrami-Muratit: “Ministër mëshiruesi” që subvencionon faturat me 3-10 euro dhe kërkon falënderim

10:23 / 22 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se çmimi i energjisë është dyfishuar gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Bajrami e LDK-së thotë se qeveria aktuale kishte premtuar lirimin e energjisë elektrike, por kur erdhën në pushtet e dyfishuan atë.

Ajo ka publikuar një foto të një njoftimit të KESCO të javës kaluar ku ishte importuar energji për dy ditë në vlerë 3.5 milionë euro të cilat deputetja thotë se i paguajnë me faturat e qytetarëve.

“Kosto e importit të energjisë bëhet pjesë e faturave tona, mandej “ministër mëshiruesi” disa familjeve të cilat ai i quan të cenushme ju subvencionon fatuarat prej 3 deri në 10 euro dhe kërkon falënderim”, shkruan mes tjerash Bajrami.

Reagimi i plotë:

Premtuan lirim të çmimit të energjisë elektrike, por kur erdhën në qeveri e dyfishuan atë

Dje ministri i Financave u krekos për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike që po bën qeveria për familjet e cenushme, familje këto të cilat të hyrat mujore i kanë më pak se 150 Euro për anëtar në muaj.

T’i shpalosim disa fakte:

📌Për çmimin e energjisë elektrike ka një rregullator, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, njerëzit aty, pra bordin i ka zgjedhë dhe i ka votu partia në pushtet – LVV.

📌A e dini se çka ka ndodhë me çmimin e energjisë elektrike? Ndoshta detajet nuk e dini, por ajo që ju e dini me saktësi është se çmimi i energjisë elektike në këtë mandat është dyfiishu. Pra, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në bashkrendim me qeverinë e ka ngritë dy herë çmimin e energjisë elektrike. Herën e parë çmimi i energjisë është ngritë për ekonomitë familjare dhe atë tarifa e lartë është ngritë për 104% ⬆️ e tarifa e ulët është ngritë për 85% ⬆️, për shpenzimin mbi 800 KWh, ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë 15% ⬆️ për të gjithë shpenzuesit (ekonomitë familjare dhe bizneset). Në prill të këtij viti ZRRE ka ulë çmimin për 8% ⬇️, ulje kjo që nuk është vrejtë nga askush.

📌Kjo Qeveri me buxhetin me të madh (taksa dhe tatime tonat) pas lufte ka ndërtu zero kapacitete për gjenerim të energjisë elektrike.

📌Remontet dhe riparimet janë vonu e disa nuk janë bërë asnjëherë, andaj sot kapacitetet ekzistuese janë në gjendje shumë më të rëndë se para katër viteve dhe si rezultat i krejt kësaj para një jave “KESCO Energy” njoftoj se vetëm për dy ditë ka importuar energji në vlerë 3.5 milionë euro.

Kush mendoni se i paguan këto 3.5 milionë euro?

Kosto e importit të energjisë bëhet pjesë e faturave tona, mandej “minister mëshiruesi” disa familjeve të cilat ai i quan të cenushme ju subvencionon fatuarat prej 3 deri ne 10 euro dhe kërkon falënderim.

Të nderuar qytetarë,

Mos u hamendësoni nga propaganda dhe karramelet e qeverisë!
Mendoni si jeni duke jetuar sot?

Mendoni sa vlenë paga juaj sot karshi çmimeve të dyfishuara?

Çka ka ndodhë me çmimet e artikujve që ju i bleni çdo ditë?
Çka ka ndodhë me faturat e energjisë elektrike?

Premitimi para 14 shkurtit 2021 ka qënë që çmimi i energjisë do të lirohet apo jo?

Premtimi para 14 shkurtit 2021 ka qënë që buka, qumështi, vaji e sheqeri do të kushtojnë më lirë me LVV-në në pushtet.
Ku jemi sot?

Mendo dhe ndrysho!

Me 9 shkurt, bëje ndryshimin me votë!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...