Live

“Për pesë vite, urimin nga Thaçi e mori vetëm përmes telefonit”, nëna e ish-presidentit feston 88-vjetorin

19:49 / 04 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka publikuar një fotografi të nënës së ish-presidentit të Kosovës, Hyrë Thaçi, e cila ka mbushur 88 vjet.

Në postimin e tyre shoqëruar me fotografinë, theksohet pritja emocionale e nënës për urimin e të birit, Hashimit, i cili tash e pesë vjet ndodhet në paraburgim në Hagë dhe e ka uruar atë vetëm përmes telefonatave apo videolidhjeve.

“Nëna Hyrë që mbushi 88 vjet me padurim e priti urimin e djalit të saj, Hashimit, i cili në këto pesë vjetët e fundit e uroi vetëm përmes telefonatave apo videolidhjeve nga burgu i Hagës”, thuhet në njoftim.

Më tej, në postim thuhet se nëna Hyrë nuk është vetëm nëna e një burguari, por nënë e një lideri që ka bërë histori dhe për të cilin krenaria mbetet e palëkundur.

“Ajo është shumë krenare për djalin e saj dhe pret që së shpejti të kthehet në shtëpi e të festojnë së bashku! Liri për çlirimtarët!”, përfundon mesazhi i fondacionit.

Shpërndaje në

U Kopjua