Live

Performoi shkëlqyeshëm, Vojvoda në formacionin e javës në Serie A

13:06 / 27 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda pati paraqitje fenomenale në fundjavë, në fitoren 2-0 të Comos ndaj Lazios.
30 vjeçari pati 4 goditje në total, 2 prej tyre në portë, 10 prekje të topit në zonën kundërshtare, 2 driblime të suksesshme nga 3 tentime, dhe kompletoi 35 pasime nga 41 sa provoi, transmeton Klankosova.tv.
Vojvoda është vlerësuar me notën maksimale nga faqja “Whoscored.com“.
Mbrojtësi dardan u transferua te Como në janar nga Torino për 2.5 milionë euro.

Shpërndaje në

U Kopjua