Live

Përfshihen nga zjarri disa objekte në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, dëmi rreth 20 mijë euro

21:10 / 03 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një lokal në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.

Dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, derisa flakët kanë përfshirë edhe tri objekte përreth.

Vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth 20 mijë euro.

Rastin për Klankosova e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se më 03.08.2025, rreth orës 18:53, kemi pranuar një informacion për një zjarr në një lokal, përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj, Lidhur me rastin janë njoftuar menjëherë, Njësia e zjarrfikësve Patrullat dhe  Njësia e hetimeve nga SP Kaçanik, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, me qëllim të parandalimit të rrezikut të mëtejshëm”.

“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisë, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth. Vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth 20,000 (njëzet mijë) euro. Hetimet lidhur me rastin janë në proces”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

Shpërndaje në

U Kopjua