Live

Përjashtimi i Zhegrovës, Muric dhe Muslijës nga kombëtarja, vjen reagimi i “Dardanëve”

13:53 / 08 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arjanet Muriç nga grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Berisha ka bërë një shkrim në ‘Facebook’-un e tij pas publikimit të vendimit të FFK-së.

“Kosova është më e madhe sesa të gjithë ne”, thuhet në postimin e tij.

Përpos Berishës ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së “Dardanëve”, Lik Berisha, i cili ka shpërndarë vendimin e FFK-së me mbishkrimin ‘lojtarët e diskotekave’.

Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se ka larguar tre yjet e Kosovës për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, u tha në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua