Live

Përleshje në Podujevë – një i plagosur dhe një tjetër i goditur me sëpatë

09:32 / 03 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Tre persona janë arrestuar në Dumnicë të Poshtme të Podujevës pasi dyshohet se janë rrahur mes vete dhe ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas Policisë njëri prej tyre është lënduar nga sëpata, ndërsa tjetri është plagosur me armë.

Ata janë dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë është larguar.

“VRASJE NË TENTATIVË, ARMËMBAJTJE PA LEJE & Pjesëmarrje në rrahje- Dumnicë e Poshtme, Podujevë / 02.08.2025-20:44. Janë arrestuar tre  të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit për motive të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti, dhe dyshohet se gjatë përleshjes ka pasë edhe të shtëna me armë zjarri.  Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime nga një mjet i fortë-sëpatë, ndërsa i dyshuari tjetër është plagosur me armë zjarri. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është arratisur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar: dy vetura-njëra e dëmtuar, një sëpatë, dy sprej një shkop metali dhe tre zinxhirë dore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua