Live

Persona të maskuar vjedhin 30 armë në një poligon të shenjëtarisë

09:51 / 01 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Persona të maskuar kanë hyrë në një poligon të shenjëtarisë në Drenas, ku edhe kanë vjedhur rreth 30 armë zjarri të vogla.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes.

 “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme”.

“ Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, njofton policia në raportin 24-orësh, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua