Live

Petkoviq: U pajtuam ta formojmë Komisionin, u largua pengesa për zbatimin e Deklaratës për Personat e Pagjetur

18:27 / 17 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka theksuar sonte, se pas raundit të ri të dialogut në Bruksel, është hequr edhe pengesa e fundit në rrugën drejt zbatimit të Deklaratës për Personat e Pagjetur.

Petkoviq tha se një tjetër raund i vështirë dhe i gjatë i dialogut në Bruksel ka përfunduar, me gjasë i fundit gjatë mandatit të Miroslav Lajçakut.

“Unë them me shumë gjasa të fundit në mandatin e Lajçakut si lehtësues i BE-së, sepse nuk e dini kur është fjala për Kosovën se çfarë mund të na presë në të ardhmen”.

“Me shumë mundësi, ky ishte një takim përshëndetës me Lajçakun”, shpjegoi ai.

Ai tha se është arritur një marrëveshje për hapin e fundit të nevojshëm për personat e pagjetur.

“Tani është hequr edhe pengesa e fundit kur flasim për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur. Ne kemi Deklaratën, Rregulloren dhe do të formojmë një komision. U ra dakord për një komision të përbashkët që do të ofrojë mbështetje për Grupin e Punës, i cili do të kryesohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, si më parë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne”.

“Nëse nuk do të kishte përpjekje nga ana jonë, marrëveshja nuk do të ishte arritur. Beogradi ka insistuar për këtë gjatë gjithë kohës dhe ne gjithmonë kemi theksuar se çështja e të pagjeturve nuk është çështje politike, por thjesht humanitare”, nënvizoi Petkoviq.

Ai ka theksuar se delegacioni i Beogradit ka insistuar në çështje të rëndësishme për serbët në Kosovë, siç është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe çështja e deeskalimit.

“Për këtë kemi insistuar fuqishëm në bisedën me përfaqësuesit e BE-së, si dhe më pas me përfaqësuesin e Prishtinës. Unë e kam pyetur Bislimin në disa raste nëse Prishtina e mbështet draftin evropian të statutit të Asociacionin. Duhet të biem dakord për statutin që të fillojmë të formojmë. Pa Asociacion nuk ka mbijetesë të popullit serb në Kosovë”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...