Live

Plagoset rëndë 21-vjeçari në Tiranë, arrestohen 3 persona

12:32 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranë, pasi dyshohet se kanë plagosur rëndë duke e goditur me sende të forta, një 21-vjeçar.

Përmes një njoftimi, Policia e Shqipërisë bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta, ndërkohë që 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua