Live

Plagosi nënën disa herë me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

16:37 / 05 Gusht 2025

Nga Kosova Live

26-vjeçari që pak ditë më parë plagosi nënën e tij në Maqellarë të Dibrës, do të kurohet në një spital psikiatrik.

Gjykata vlerësoi sot si të ligjshëm arrestimin e tij dhe caktoi masën e sigurimit personal “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”. Ndaj Itles Sula, rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Autori përballej prej kohësh me shenja të depresionit. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre, ndërsa e plagosura me iniciale N. S., u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën. 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, njofton tch.

Shpërndaje në

U Kopjua