Live

Plagosja në Vranjevc, arrestohet edhe i dyshuari tjetër, i konfiskohet një armë

09:00 / 24 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Është arrestuar edhe personi tjetër i dyshuar për plagosjen e së enjtes në lagjen Vranjevc në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Policia bën të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar edhe një armë zjarri e cila poashtu dyshohet se u përdor në rast.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË- Rr. Mon Balaj, Prishtinë / 21.11.2024 – 15:57. Në lidhje me rastin është raportuar se me 23.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull /k dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të enjten e 21 nëntorit dy persona mbetën të plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë në rrugën Mon Balaj në kryeqytet.

Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar se dyshja kishin pasur një mosmarrëveshje më përpara.

Gjatë të shtënave, Gazeta kishte raportuar se dy personat ishin plagosur në këmbë dhe i kishin nisur për trajtim në QKUK.

Qysh atë pasdite kur dhe ndodhi rasti, policia arriti të arrestonte te dyshuarin e parë si dhe te konfiskonte një veturë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...

Të tjera nga Ballina