Live

“Po kërkohet një diplomat…”, Pahor sqaron pse u tërhoq nga gara për emisar në dialogun Kosovë – Serbi

08:27 / 04 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, ka konfirmuar se nuk ka dorëzuar kandidaturën për postin e të dërguarit të ri të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas agjencisë së lajmeve “STA”, ai ka dhënë disa arsye për këtë vendim, duke përmendur mes tjerash edhe pikëpamje të ndryshme rreth zgjerimit që nuk janë të njëjtat me politikën zyrtare të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, më pas, përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “X”, Pahor ka potencuar se ka mësuar nga biseda joformale se një diplomat po kërkohet për këtë pozitë, e jo një politikan.

“Nëpërmjet bisedave të panumërta joformale, përfundimisht mu bë e qartë se ata po kërkonin një diplomat, jo një politikan, si një të dërguar special. Ky është sigurisht një vendim legjitim, por vazhdon një politikë e dialogut teknik, e cila nuk është dëshmuar shumë mirë.

“Për mendimin tim, për shkak të situatës shumë të ndryshuar, ka ardhur koha për një politikan në këtë post dhe për ndërhyrje politike, natyrisht nën udhëzimet e Përfaqësueses së Lartë. Frika se mund të jem arbitrar për shkak të posteve të mia të larta politike në të kaluarën është e pabazë”, ka deklaruar ai.

Mes tjerash, ai e ka përmendur si arsye edhe mandatin vetëm një vjeçar, derisa ka shtuar se pikëpamjet e tij janë ndryshe me ato të BE-së sa i përket zgjerimit.

“Në bisedat joformale, ishte e qartë se pikëpamjet e mia personale për zgjerimin devijonin nga politika zyrtare e BE-së. Kjo nuk duhet të jetë pengesë për një profesionist në pozicionin e të dërguarit special, pasi ai është i detyruar nga udhëzimet. Megjithatë, arrita të konstatoj se nuk ka asnjë mirëkuptim për këndvështrimin tim, që, natyrisht, edhe në bazë të kushteve të përmbushura të ndonjë prej 6 vendeve, ata do të pranonin vendet në paketë.

Unë e kuptoj se avokimi për pranimin e hershëm të Malit të Zi dhe ndoshta të Shqipërisë është joshëse për shumë arsye. Por nga pikëpamja e stabilitetit gjeopolitik të rajonit dhe e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, një qasje e tillë mund të jetë më shumë pengesë sesa nxitje”, ka shkruar Pahor.

Kujtojmë se gjatë vitit që lamë pas, Pahor kishte shprehur publikisht interesimin për të marrë pozitën si ndërmjetësuar në dialogun Kosovë-Serbi.

POJASNILO glede razpisa Visoke predstavnice EU za zunanjo in varnostno politiko za odposlanca za Dialog Beograd Priština in druga regionalna vprašanja: pic.twitter.com/3KNGdpCrtD— Borut Pahor (@BorutPahor)January 3, 2025

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...