Live

Po kërkonte punë si bari, gjendet i vdekur 58-vjeçari në Korçë

18:57 / 10 Janar 2025

Nga Kosova Live

Edmont Çeka, një 58-vjeçar nga Rrësheni është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kapshticës, në Korçë.

Policia në vendngjarje ka bërë një këqyrje paraprake të trupit dhe nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit ekstrem ose nga një arrest kardiak, raporton euronews.al.

Ndërkaq, mësohet se i ndjeri kishte shkuar në Korçë për të kërkuar punë si bari.

Sipas Euronews.al, 58-vjeçari kishte katër ditë që lëvizte në qytetin e Bilishtit dhe fshatrat përreth në kërkim të një pune qoftë dhe bari.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...