Xheneta ka vazhduar të qajë për eliminimin e Gjestit mbrëmë në spektaklin ‘Prime’.
Ajo në një diskutim me Gresën teksa qante u shpreh se po i mungon shumë.
“Unë qajta në mëngjes se nuk e dëgjova ‘Vëllain e Madh’ duke i thënë Gjesti kontrollo mikrofonin edhe kur u qova e nuk e pash më erdh shumë me qajtë. Po më mungon shumë, po më mungon edhe nervoz me më bo”, u shpreh Xheneta.
Gresa në anën tjetër edhe ajo u prek teksa tha se nuk do besonte kurrë se do të qante për ndonjë banorë.