Live

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona, sekuestron maskë dhe sprej

09:26 / 05 Janar 2025

Nga Kosova Live

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq, në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit.

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët u kapën në flagrancë duke shkruar grafite të ndryshme në një objekt.

Gjatë kontrollit të kryer në veturën e tyre, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar katër sprejë dhe një maskë, që dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e tyre.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit, ndërsa hetimet në lidhje me rastin vazhdojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...