Live

Policia e Kosovës gjen armë dhe municion në Mitrovicën e Veriut

14:57 / 05 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municion në rrugën “Lola Ribar” të Mitrovicës së Veriut.

“Në kuadër të detyrave të përcaktuara me ligj, ndër të tjera, Policia e Kosovës ka për obligim edhe asistimin e institucioneve të ndryshme shtetërore. Më datë 05.08.2025, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë asistuar Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Vlerësim të Pronës (AKKVP), pas kërkesës zyrtare të kësaj agjencie për ofrim të mbështetjes gjatë realizimit të detyrave të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

“Në vijim të hetimeve Policia ka identifikuar bashkëshorten e personit i cili dyshohet se e kishte uzurpuar pronën e cila banonte në një banesë aty afër. Në bazë të dyshimeve është kontrolle edhe në banesën tjetër ku policia ka gjetur dhe sekuestruar: 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm, municion për pushkë ajrore, 1 optik për armë të gjatë, 1 kuti për mbushje të municionit, 1 fotrollë për pistoletë, 2 gaz-maska, 2 video-kamera dhe 1 video-kasetë e vogël, dokumente të ndryshme, 1 foto-aparat, 1 lexues DVD dhe 1 vulë të rrumbullakët, 1 pistoletë, 1 tytë e armës së shkurtër, 1 fishek dhe 1 armë (e modifikuar, stilolaps)”.

Shpërndaje në

U Kopjua