Polica e Kosovës ka njoftuar se njësitë policore nga drejtoria rajonale e policisë- Mitrovicë Veri, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa ishin në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë ku gjatë kontrollit tek shoferi (M.K) i moshës 40 vjeçare kanë gjetur rreth 100 kartela të lojërave të fatit si dhe një telefon.
Sipas PK-së, i dyshuari është sjellë në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit ndërsa kartelat e dyshuara si dhe telefoni janë sekuestruar.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Tutje, Policia apelon te të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe rithekson përkushtimin e saj në luftimin e çdo dukurie që bie ndesh me ligjin. Çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke u siguruar që shkelësit e ligjit të përballen me drejtësinë.