Live

Policia jep detaje për plagosjen e dy persona në Podujevë

16:50 / 25 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë sot gjatë ditës.

Rreth orës 16:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, shkruan KosovaLive.net.

Lajmin për KosovaLive e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka deklaruar se në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ndërsa të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka deklaruar Borovci për KosovaLive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua