Policia serbe të premten përdori gaz lotsjellës dhe granata tymuese në një kampus universitar në Novi Sad për të shpërndarë protestuesit që kërkuan zgjedhje të parakohshme.
Ata po shpresojnë se do të rrëzojnë presidentin Aleksandar Vuçiq dhe partinë e tij në pushtet, Partinë Progresive Serbe (SNS).
Në një fjalim vonë në mbrëmje, Vuçiq tha se 11 policë u plagosën. Nuk kishte informacion se sa protestues janë plagosur, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Nuk duam bllokada, duam zgjedhje” dhe “Studentët kanë një kërkesë urgjente: Thirrni zgjedhje”.