Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar sot me rastin e marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Spiropali përshëndet Presidencën Polake të Bashkimit Europian, duke theksuar se presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kryetarja e Kuvendit thotë se garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën e Shqipërisë për avancimin e reformave.
Gjithashtu Spiropali siguron përmes reagimit se Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë.
Postimi:
“Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave. Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë.”
Më 1 janar të këtij viti Polonia mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian me moton: “Siguria, Evropa!”.
Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i BE-së merr drejtimin e Këshillit për të udhëhequr diskutimet e politikave. Ndërsa në vitin 2024 kryesuan Belgjika dhe Hungaria, Polonia dhe Danimarka marrin përgjegjësinë në 2025.
Prioritetet e Varshavës për periudhën rrotullohen të gjitha rreth konceptit të sigurisë – në çdo kuptim të fjalës – nga e jashtme dhe e brendshme, te ekonomia, energjia, ushqimi dhe shëndeti.
Kryeministri polak, Donald Tusk tha se ”Varshava do të punojë në sfondin e krizave të shumta – në Ukrainë, Gjeorgji dhe Lindjen e Mesme”.
Polonia synon gjithashtu të fokusohet në forcimin e konkurrencës së kompanive evropiane, veçanërisht në uljen e kostove të energjisë dhe uljen e burokracisë.
Varshava gjithashtu dëshiron të trajtojë zgjerimin, zgjerimin e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj, veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Hapat e ardhshëm për Poloninë në krye të Këshillit
Logoja e presidencës polake të BE-së, flamuri polak i kombinuar me shkronjat “E” dhe “U”, përfaqëson angazhimin e Polonisë ndaj bllokut, 20 vitet e anëtarësimit të saj dhe ambicien e saj për të vendosur drejtime të reja.
Logoja u dizenjua nga artisti i famshëm polak, Jerzy Janiszeëski, i cili gjithashtu krijoi logon e lëvizjes sindikale ”Solidarność” (”Solidariteti”), e themeluar në vitin 1980.
Këshilli i Bashkimit Evropian, shpesh i referuar si Këshilli, është një nga organet kryesore vendimmarrëse të BE-së.
Ai përfaqëson qeveritë e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe përbëhet nga ministra nga secili vend, që takohen në konfigurime të ndryshme në varësi të fushës së politikës që diskutohet.
Këshilli i BE-së nuk duhet të ngatërrohet me Këshillin Evropian, i cili mbledh së bashku krerët e shteteve ose qeverive të BE-së për të.