Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimet se i njëjti ka rrahur motrën dhe vëllain etij.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ky rast i dhunës në familje ka ndodhur mesnatës e së mërkurës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht motrën dhe vëllain e tij. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.