Këshilltari për Media i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka konfirmuar raportimet se gjyqtari i Kushtetueses, Radomir Laban, kishte marr ftesë për të qenë pjesëmarrës në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës në shkurt të këtij viti, por që ftesën e ka çuar Protokolli i Presidencës dhe jo presidentja Osmani.
Kupina ka thënë se Protokolli i Presidencës do të duhej ta merrte parasysh deklaratën e presidentes Vjosa Osmani të bërë në vitin 2024 për gjyqtarin serb, Radomir Laban, kur i kanë hartuar listat me ftesa për 17 vjetorin e pavarësisë.
“Presidentja as nuk përpilon as nuk merret me lista protokollare. Do të ishte absurde të mendohej se ajo merret me lista e ftesa. Me protokoll merret Protokolli e jo Presidentja. Ne nuk e dijmë se kush është në listë sepse protokolli merret me këto çështje duke shfrytëzuar lista protokollare. Presidentja ka bërë deklaratë publike rreth z Llaban edhe në vitin 2024. Protokolli do të duhej ta merrte atë deklaratë publike parasysh gjatë perpilimit të listave të organizimeve të tilla. Presidentja është siguruar që dosja e z.Llaban, nëpërmjet AKI-së, t’i dërgohet edhe Gjykatës Kushtetuese, edhe Prokurorisë, edhe Policisë. Kjo ka qenë detyra e saj, e jo detyra e përpilimit të listave protokollare”, ka thënë për Periskopin Bekim Kupina, këshilltar për Media.