1.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani as nuk po e garanton fnksionimin kushttues të institucioneve dhe as unitetin e popullit. Ajo âsht ngritë kundër parimit të vetpërmbajtjes.
Ajo tue mos qenë në gjendje me formulu nji pyetje valide-normative për Gjykatën Kushtetuese, masi mori informaten se kërkesa e saj, nuk do të shqyrtohej, por do të shpallej e pa objekt juridik, nga inati vendosi mee tërhjekë atë, për të marr nji certifikatë patriotizmi që i jep Lëvizja Vetëvendosje!!!
2.
Në rregullin 37 të Rregullores së Gjykates thuhet decidivisht se ‘gjyqtari raportues nuk mund të jetë anëtar i kolegjit shqyrtues për të njejtën kërkesë’. Pra, nëse argumeni i Presidentës Vjosa Osmani për landën e vet ishte se nji gjyqtar, si Radomir Laban s’duhej me vendosë, atëher piknisht caktimi i tina për gjyqtar raportes ishte në favor të saj!Sepse ashiqare, ai ishte caktu gjyqtar raportues te rasti i saj. Pra, s’kishte të drejt të jetë edhe në kolegj shqyrtues.
Porse, ajo edhepse juriste, nuk e ka lexu fare Regulloren e Gjykates Kushtetuese sepse, akti i saj del të hetë deshpërues: Simas Nenit 23 të Regullores së Gjykatës, nëse kërkesa âsht valide, ajo shqyrtohet pavarësisht nëse pala âsht tërhjekë.
3.
Sa i përket gjyqtarit R. Laban sektori i sigurisë mbledh informata të klasifikueme, kurse institucioni qe i ka marrë ato informata, do të duhej me inicu tek organet hetuese (policia e prokuroria) kallzim penal për cënim të sigurisë kombëtare! Kjo informatë âsht raportu në media më 2024 (Shih: https://www.dukagjini.com/veprimtaria-e-gjyqtarit-laban…/)
Por atëbotë, kur Zoja Osmani kishte intersa tjera, ka heshtë e sot, për interesin e saj personal nuk e ka çoroditë secilin akt shtetnor.
4.
Vjosa Osmani në cilësinë e deputetes, më 2018 ka pretendime se personalisht ka votu për Radomir Laban, (âsht votu me 71 vota të deputetëve) për gjyqtar të Gykatës Kushtetuese!
Lë ta dokumenton të kundërten!
Fatkeqësisht në Kosovë mbijtesa politike ndërlidhet me motive nacionaliste – edhe mas 26-vjet çlirimi – e jo me motive të patriotizmit kushtetues?