Live

Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Finlandës, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

16:56 / 09 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Budapest zhvilloi takim edhe me kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, thotë se mes tyre u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, si dhe mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të shtetit.

“Në Budapest, zhvillova një takim produktiv me Kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, si dhe mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të shtetit tonë.

Përkushtimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në dobi të qytetarëve të të dy shteteve”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...