Live

Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë

14:22 / 07 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Koha e pritjes së qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Merdares arrin deri në dy orë.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje janë regjistruar edhe tek Dheu i Bardhë ku ato arrijnë deri në 90 minuta, njofton Klankosova.tv.

Gjendja në Jarinje është pak më mirë ku me pritje nga 20 deri në 40 minuta, kurse në pikat tjera kufitare ato mbërrijnë deri në 10 minuta.

Për të dalë nga Kosova, në Jarinjë qytetarëve iu duhet tëp resin deri në gjysmë ore.

Shpërndaje në

U Kopjua