KRU “Prishtina ka njoftuar për problemet me ujë që po kanë disa lagje në kryeqytet.
Përmes një njoftimi kjo kompani ka treguar për problemet që janë identifikuar në disa pjesë të qytetit.
“E kuptojmë shqetësimin tuaj kur nuk ka ujë. Kur kemi punime të planifikuara e kemi obligim ligjor që të njoftojmë 24 orë më herët. Por, duhet ta keni parasysh që kur ka punime të paplanifikuara por defekte që ndodhin aty për aty është krejt diçka tjetër. Kohët e fundit, probleme me furnizim me ujë kanë pasë pjesa që furnizohet nga Badovci, por jo edhe nga Batllava apo Shkabaj. Në pjesën që furnizohet nga Badoci, sidomos rruga B, rruga C apo edhe një pjesë e lagjes Bregu i Diellit problemet shpesh nuk kanë ardhë nga ne, por nga prekja e paautorizuar e valvolave të ujit, andaj jemi në identifikim të problemeve“, është thënë në njoftimin e kompanisë.