Live

Profesori nga Beogradi godet Vuçiqin: Hero është ai serb që blen sot tek bizneset shqiptare në Veri

16:42 / 14 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Profesori serb që ligjëron në Fakultetin e Beogradit për Fizikë, Ivan Videnovic, ka shkruar lidhur me konferencën e djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, lidhur me atë që po ndodh në Veri të Republikës së Kosovës dhe për deklarimet e presidentit serb për bizneset shqiptare që janë hapur në pjesën Veriore, shkruan Gazeta Express.

Videonovic ka thënë se për Vuçiqin, fakti që serbët s’hyjnë në dyqanet e reja shqiptare në pjesën veriore të Mitrovicës edhe pse ata japin ujë dhe lëngje falas, s’është qëndrim heroik për popullin serb.

Tutje profesori serb, thotë se Vuçiq thjeshtë deshi të thotë që njerëzit e Listës Serbe do të ulen dhe regjistrojnë se kush ka hyrë në këto biznese dhe pastaj i djegin veturën.

Videnovic thotë se ky është terrori i vërtetë me të cilën jetojnë serbët në Veri të Kosovës.

“Heroi do të ishte ai që hyn në dyqan, i paguan atij njeriu të ndershëm atë që bleu dhe i uron fat dhe suksese në biznes”, ka shkruar Videnovic.

Shpërndaje në

U Kopjua