Live

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e një burri në Pejë

12:39 / 15 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë mbrëmjen e të shtunës në Pejë.

Në rrugën “Rozafa”, një burrë është gjetur pa shenja jete.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria tashmë i ka nisur hetimet.

Kështu ka deklaruar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu bërë autopsia. Ndërkaq, me t’u raportuar ky rast në një lagje të Pejës, kanë dale njësitet relevante policore bashkë edhe me Prokurorin e Krimeve të Rënda”, tha Nikçi.

Shpërndaje në

U Kopjua