Live

Prokuroria Speciale sot dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë

10:35 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot do të dorëzojë aktakuzë lidhur me dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës gjatë luftës së fundit.

Për këtë rast, Prokuroria do të mbajë një konferencë për media për t’i dhënë detaje publikut, nga ora 11:00, transmeton Klankosova.tv. 

“Ju ftojmë të merrni pjesë në një konferencë për media, e cila do të mbahet me qëllim njoftimin publik mbi dorëzimin e aktakuzës për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës, gjatë periudhës së luftës së fundit. Konferenca do të mbahet më 15.08.23, në ora 11:00. Vendi: Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Salla e Konferencave”, thuhet në njoftimin në Facebook. 

Shpërndaje në

U Kopjua