Live

Provimi i Maturës: Afati i dytë më 28 gusht, aplikimi përmes e-Kosova

11:03 / 13 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore do të jetë më 28 gusht.

Publikimi i rezultateve do të bëhet më 1 shtator.

Kështu bën të ditur, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, transmeton Klankosova.tv.

MASHTI, njofton të gjithë kandidatët se nga data 13 gusht 2025 ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore – Afati i Dytë.

Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 22 gusht 2025.

“Aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të realizohet në periudhën 18–22 gusht 2025. Provimi i Maturës Shtetërore – Afati i Dytë do të zhvillohet më 28 gusht 2025, ndërsa rezultatet do të publikohen më 1 shtator 2025”, thuhet në njoftim.

Kandidatët që e kalojnë provimin do të kenë mundësinë të shkarkojnë certifikatën digjitale nga platforma e-Kosova.

Provimi zhvillohet në një ditë të vetme dhe përfshin katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë përmban 25 pyetje, gjithsej 100 pyetje.

Për më shumë informata, kandidatët inkurajohen të vizitojnë platformën e-Kosova ose të kontaktojnë koordinatorët e shkollave të tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua