Punëtorët e KOSTT-it do të nisin sot një protestë para ndërtesës së kompanisë në Prishtinë, për të kërkuar rritje të pagave.
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it ka njoftuar se protesta do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në mënyrë paqësore, transmeton Klankosova.tv.
Në reagimin e saj, sindikata thekson se kërkesa për rritje pagash është legjitime dhe vjen si rrjedhojë e përkeqësimit të kushteve ekonomike në vend.
“Kostoja e jetesës po rritet dita-ditës, ndërsa kontributi i punëtorëve tanë në funksionimin e sistemit energjetik është thelbësor dhe i pandërprerë”, thuhet në njoftim.