Live

Punëtorët e RTK-së ende pa paga, nesër fillon protesta e përgjithshme para Qeverisë dhe Kuvendit

12:27 / 05 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se nesër fillon protesta e përgjithshme para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos alokimit të buxhetit për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës.

Protesta fillon nga ora 11:00 para Kuvendit të Kosovës.

SPERTK bën thirrje që kjo protestë të jetë e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve të RTK-së, pa përjashtim.

“Qëllimi i vetëm i kësaj proteste është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve tanë dhe sigurimi i pagave të merituara.Të bashkuar dhe të vendosur – deri në realizimin e kërkesave tona të drejta! SPERTK – Sindikata e Punëtorëve të RTK-së”, thuhet në njoftim.

Njoftim i plotë:

FILLON PROTESTA E PËRGJITHSHME

Të nderuar punonjës të RTK-së,

Nesër, më 06 gusht 2025, fillon protesta e përgjithshme para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos alokimit të buxhetit për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës.

🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Para Kuvendit të Kosovës

SPERTK bën thirrje që kjo protestë të jetë e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve të RTK-së, pa përjashtim.

👉 Qëllimi i vetëm i kësaj proteste është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve tanë dhe sigurimi i pagave të merituara.

Të bashkuar dhe të vendosur – deri në realizimin e kërkesave tona të drejta!

SPERTK – Sindikata e Punëtorëve të RTK-së

Shpërndaje në

U Kopjua