Live

Pushteti i Kurtit tenton t’i fusë duart në UP, iniciohet shkarkimi i pabazuar i rektorit Naser Sahiti

18:31 / 19 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Plotë 19 organizata të shoqërisë civile po e kundërshtojnë inicimin për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Përmes një komunikate të përbashkët, ata thonë se një gjë e tillë po bëhet me akuza të pabaza.

“Ditëve të fundit ka pasur ndërhyrje nga zyrtarë të institucioneve shëndetësore, të afërt me partinë në pushtet, të cilët kanë ushtruar presion për ndryshimin e rregulloreve të Universitetit të Prishtinës, ashtu që ato t’u përshtaten atyre me qëllim të punësimit apo avancimit në pozita më të larta akademike”, thuhet në reagiimn e tyre.

“Rikujtojmë se para pak muajsh me iniciativë të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, me shmangie nga rregullorja e Kuvendit dhe me procedura të përshpejtuara, është amandamentuar Ligji për Zyrtarët Publikë, me ç’rast u është lejuar deputetëve që të vazhdojnë punën si pjesëtarë të stafit akademik në universitete”.

Sipas organizatave, Qeveria Kurti uk mori asnjë masë kundër zgjedhjes në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës të një plagjiatori të denoncuar publikisht si dhe “injoroi deklaratën tonë të datës 29 qershor 2022”.

“Së fundmi, pa u zgjidhur problemi i anëtarit të Këshillit Drejtues, i cili është denoncuar publikisht për plagjiaturë, anëtarët e Këshillit Drejtues, si nga radhët e Universitetit të Prishtinës, ashtu edhe ata të emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë iniciuar shkarkimin e rektorit të UP-së prof. dr. Naser Sahiti, pa dhënë asnjë shpjegim për arsyet”, vijon komunikata.

“Përkundrazi, organizatat monitoruese të arsimit të lartë para pak kohësh kanë theksuar avancimin e transparencës në Universitetin e Prishtinës gjatë mandatit të tij. Po ashtu, organizatat monitoruese të UP-së kanë raportuar se në proceset e ndjeshme, si ato të avancimeve akademike, ka pasur meritokraci”, thuhet tutje në deklaratë.

“Ne, organizatat e poshtëshënuara, e denoncojmë çdo tentativë të shkarkimit të zyrtarëve të institucioneve të arsimit të lartë pa u bazuar në gjetje reale të keqpërdorimeve të mundshme të tyre, si dhe pa e bërë të qartë se cilat janë ndryshimet që planifikohen të ndodhin”.

Më poshtë i gjeni këto organizata:

1. Admovere

2. Balkan Art Zone

3. Çohu

4. DokuFest

5. EC Ma Ndryshe

6. EcoZ

7. ETEA

8. GERMIN

9. Iniciativa për Histori Gojore/ Oral History Initiative

10. Junior Chamber International

11. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF

12. Qendra Kosovare për Arsim – KEC

13. Kino ARMATA

14. Lëvizja FOL

15. OJQ ZANA

16. Syri i Vizionit

17. Shkëlzen Gashi

18. Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan

19. TOKA

Shpërndaje në

U Kopjua