Live

Putin: Nëse Zelensky është gati, le të vijë në Moskë për takim

18:16 / 03 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Presidenti rus Vladimir Putin tha se është i gatshëm të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë.

Duke folur për mediat në Pekin, Putin tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump i kishte kërkuar të zhvillonte bisedime me Zelenskyn, shkruan CNN.

“Donaldi më pyeti nëse ishte e mundur të mbahej një takim i tillë. Unë thashë po, është e mundur. Në fund të fundit, nëse Zelensky është gati, le të vijë në Moskë. Një takim i tillë do të zhvillohet”, tha Putin.

Më parë në fjalimin e tij, udhëheqësi rus theksoi se ai “nuk e përjashtoi kurrë” takimin me Zelenskyn, por vuri në dyshim nëse ka “ndonjë kuptim” një takim të tillë.

Shpërndaje në

U Kopjua