Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si pjesë e bisedimeve për paqen dhe mbarimin e luftës në Ukrainë.
Ky zhvillim u konfirmua nga sekretarja për shtyp e Trumpit, Karoline Leavitt, e cila tha se “bisedimet inkurajuese” mes Trumpit dhe Putinit çuan në dakordësinë e liderit rus për të kaluar në “fazën tjetër të procesit të paqes”, transmeton klankosova.tv.
Takimi mund të pasohet nga bisedime trilaterale me Trumpin, “nëse është e nevojshme”, thuhet nga Administrata Trump.