Live

Që Kosova ta ketë fatin në dorën e vet, Rumania sonte duhet të ndalet

13:28 / 15 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ajo që fillimisht duhet të bëjnë futbollistët e kombëtares së Kosovës, padyshim që është fitorja e sotme ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”.

E paralelisht me triumfin e “Dardanëve”, nevojitet një hap falso i Rumanisë, në transferten që kjo përfaqësuese e zhvillon në Lituani, raporton Klankosova.tv.

Aktualisht në Grupin 2 të Ligës C në “UEFA Nations League”, rumunët udhëheqin me tri fitore në po aq ndeshje, kurse Kosova fitoi dy dhe e humbi të parën, pikërisht nga lideri.

Nëse Rumania nuk fiton ndaj lituanezëve, ndeshja që do të zhvillohet në Bukuresht, do të shndërrohej në një finale të madhe për reprezentacionin kosovar, ku 3 pikë aty do të nënkuptonin vendin e parë në grup, duke hapur seriozisht rrugën për një kualifikim eventual në kampionatin botëror, përmes Ligës së Kombeve.

E në rastin më të keq, nëse sonte dhe Kosova edhe Rumania fitojnë, atëherë në ndeshjen e fundit, përfaqësuesja jonë duhet të triumfojë me katër gola dallim, njofton Klankosova.tv.

Kosova – Qipro nis nga ora 20:45 dhe transmetohet në Art Motion, kanali i Radio Televizionit të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...