Live

Qëllohet me dy plumba një person në Durrës, autori në arrati

19:28 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës.

Sipas mediave shqiptare, një person është qëlluar me dy plumba, dhe ende nuk është bërë me dije gjendja e tij shëndetësore, transmeton klankosova.tv.

Gjithashtu thuhet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe dyshohet se ka përdorur një automjet tip “Toyota Yaris”.

Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Shpërndaje në

U Kopjua