Live

”Qeveria nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet tona” – Prishtina, Fushë Kosova e Skenderaj ndalojnë përdorimin e doracakëve të edukimit seksual

19:34 / 14 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Pas debateve të shumta pro dhe kundër doracakut për edukimin seksual, komuna e Prishtinës, Fushë Kosova dhe ajo e Skenderaj kanë marr vendim për ndalimin e përdorimit të doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkolla, shkruan KosovaLive.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu përveç ndalimit të doracakëve në shkollat e Komunës së Prishtinës, u ka bërë thirrje të gjitha komunave të marrin hapa dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre.

“Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse”, ka shkruar Lushaku Sadriu në një postim në Facebook.

I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe nga komuna e Skenderaj dhe kjo u bë e ditur nga Drejtoria e Arsimit.

‘’Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt, ka marrë sot vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” 1-5, 6-9, 10-12, në të gjitha shkollat e komunës.Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe me mësimdhënës, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij’’.

Prishtinës e Skenderajt, iu bashkëngjit edhe komuna e Fushë Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Fushë Kosovës:

” Sot kemi marr marrë vendim për mos aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës.

Përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku janë paraparë aktivitete në praktikë – prekje me fëmijë nën moshën adekuate.

Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme.

Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët dhe besojmë fuqishëm që ky vendim për mos aplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë”, thuhet në reagimin e komunës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...