Live

Qindra të vdekur nga një tërmet në Afganistan

07:54 / 01 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur pas një tërmeti me magnitudë 6.0 që goditi Afganistanin lindor të dielën në mbrëmje.

Zyrtarët kanë paralajmëruar për shifra të larta viktimash, ndërsa presin më shumë detaje, largësia e zonës po e bën më të vështirë për ta bërë vlerësimin e dëmeve.

Dhjetëra shtëpi janë “nën rrënoja”, thonë burime nga qeveria talebane, ndërsa zyrtarët kanë raportuar se fshatra të tëra janë shkatërruar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ata u kanë kërkuar organizatave humanitare të ndihmojnë me përpjekjet e shpëtimit në zonat që janë të arritshme vetëm nga ajri për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Tërmeti, në një thellësi relativisht të vogël prej 8 km (6 milje), tronditi ndërtesat nga Kabuli deri në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, më shumë se 300 km larg.

Shpërndaje në

U Kopjua